728 x 90 Leaderboard

Algjeria e ndaloi nikabin dhe burkan në vendin e punës

Kryeministri Ahmed Ouyahia u bëri thirrje guvernatorëve në të gjithë vendin, që t’i përmbahen me rreptësi udhëzimit për të mos lejuar, siç u shpreh, “çdo veshje që pengon funksionimin e  shërbimit publik”.

Një zëdhënës i qeverisë tha se punonjësit duhet të tregojnë identitetin e tyre në vendin e punës në mënyrë që të shmangin kërcënimet e sigurisë.

Ai shtoi se të gjithë të punësuarit – më saktë të punësuarat – duhet që të shmangin paraqitjet që janë në kundërshtim me natyrën e detyrave të tyre, në respekt të parimeve që rregullojnë shërbimin civil, për garantuar kështu neutralitet dhe transparencë.

Burka dhe nikabi janë dy lloj veshjesh që kanë të bëjnë direkt me fytyrën e një gruaje muslimane. Ato reduktojnë shfaqjen e portretit të saj në publik, nga një masë e caktuar deri në mbulim total. Në mendimin fetar ato janë të diskutueshme mes linjave të ndryshme, ndryshe nga shamia e kokës për të cilën ka uninimitet.

Në rastin konkret, vendimi nuk përfshin shaminë që përbën një obligacion të padiskutueshëm fetar. /tesheshi.com/

 

Related posts