ALEATËT/ Merkel: sa mosmarrëveshje me Macron! Presidenti Francez: por të frytshme!

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka pranuar se ajo kishte një “marrëdhënie konfliktuale” me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili pretendon se ky është në fakt një “konfrontim i frytshëm “.

Merkel tha në një intervistë për gjermanen “Suddeutsche Zeitung” se nuk ishte gjithmonë në marrëveshje me presidentin francez.

“Sigurisht ne kemi një marrëdhënie konfliktuale”, tha kancelarja duke deklaruar se “ka dallime në mentalitetin” mes saj dhe Macron dhe “ndryshimet në të kuptuarit (e tyre) të rolit”.

Merkel dhe Macron muajt e fundit nuk bien dakord mbi disa çështje, duke përfshirë një ngrirje të shitjes së armëve në Arabinë Saudite, siç ka vendosur Gjermania, pas vrasjes së gazetariT Jamal Khashoggi.

Por nga ana tjetër, kancelarja gjermane theksoi se përparimi i madh është bërë në mbrojtje në sajë të partneritetit gjermano-francez.

“Ne kemi vendosur që së bashku të zhvillojnë modele të avionëve luftarakë dhe tanke …. Kjo është një shenjë e besimit e cila tregon se sa më shumë që të mbështetemi në njëri-tjetrin në fushën e politikës së mbrojtjes’, tha ajo.

Duke komentuar gjithashtu afrimin e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, Merkel  tha se ky votim ishte me rëndësi të madhe, duke shtuar se këto janë zgjedhje tejet specifike.

“Shumë janë të shqetësuar për Evropën. Dhe unë jam”, shtoi Merkel.

Por nga ana tjetër, duke komentuar deklaratën e kancelares Merkel, Macron tha se të dy ata kishin një “konfrontim të frytshëm”.

“Ne duhet të pranojmë mosmarrëveshjet aktuale dhe se absolutisht nuk është e thënë që të biem dakord për çdo gjë, por në këtë mënyrë ne arrijmë kompromise me Gjermaninë për të ecur përpara”, tha Macron në një konferencë shtypi.

Muaj më parë, dy liderët vendosën të themelojnë një pakt franko-gjerman si një shtyllë për “rithemelimin” e Europës, pas tronditejeve që po pëson, ku përfshihet Brexit apo rigjallërimi i frymës populiste me tendenca eurofobike. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts