Albulena Haxhiu: Deputetët e VV-së në seancë, do ta kundërshtojnë ratifikimin e Demarkacionit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës hynë në sallën e Kuvendit, ku zhvillohet seanca e diskutimeve, pasi u kontrolluan nga sigurimi. Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, thotë se deputetët janë duke hyrë në seancë dhe do të presin çfarë do të ndodhë më tej.

E pyetur se çfarë është duke ndodhur brenda Kuvendit, dhe a ka ndonjë informatë nëse seanca do të mbahet apo jo, duke parë se është raportuar se Lista Serbe nuk do të marrw pjesë ajo ka thënë se tani për tani nuk mund ta thotë saktë çfarë mund të ndodhë.

“Jemi duke hyrë në Kuvend. Ka raportime se Lista Serbe se nuk do të jetë në seancë, por pavarësisht kësaj deputetët e VV-së do të jenë brenda seancës për ta kundërshtuar ratifikimin e Demarkacionit, nëse tentohet që një gjë e tillë të ndodhë”, ka thënë Haxhiu për “tesheshi.com”.

Ndryshe, në Kuvend kanë hyrë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili nuk është deputet, si dhe kanë hyrë përfaqësues të ambasadave. /tesheshi.com/

Përgatiti: Blendi Gashi

auto pjese dak

Related posts