Auto Dak
Auto Dak

Albin Kurti, vërejtje medias: ç’është dhe ç’nuk është lajm nga takimet me Isa Mustafën

Kryeministri në pritje i Kosovës Albin Kurti, i ka bërë një vërejtje medias në mënyrën se si i raporton takimet mes tij dhe kreut të LDK-së Isa Mustafa. Për Kurtin, ja çfarë përbën dhe nuk përbën lajm në raportime:

“Takimi nuk është lajm, lajm është arritja e marrëveshjes”, tha Kurti gjatë një pronocimi për mediat.

“Po përpiqemi ditë e natë që të arrijmë marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Këto kontakte dhe takime po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi nuk është lajm, lajm është arritja e marrëveshjes.

Jemi dakorduar që komunikimin ta kemi shumë herë gjatë ditës në mënyrë që sa më parë ta realizojmë koalicionin për bashkëqeverisje.

Gjithnjë më afër jemi, por kur t’i kemi rezultatet konkrete, do të ju informojmë”, deklaroi më gjerë njeri që pritet ta qeverisë Kosovën, por dhe që ka paralajmëruar të tjera zgjedhje nëse nuk arrihet marrëveshja me LDK-në. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts