Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Albin Kurti: Të rrëzosh një qeveri në luftë me Corona-n, pse?

I përballur me një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së tij më pas se 100-ditëshe, e kjo në kulmin e një krize siç është ajo e Corona-s, kryeministri Albin Kurti aludoi se pas kësaj që po ndodh fshihet planin për këmbim territoresh.

“Në kohën kur po e menaxhojmë ende mirë koronavirusin- se këto dy javë janë vendimtare – në kohën kur populli e ka prit shumë gjatë një qeveri të tillë , të behet mocioni për mosbesimi ?! Ta keni parasysh që nuk ka të bëjë as me tërheqjen e trupave amerikane, as me 200 milionë që s’i ka parë ende askush, as me një ministër…. por thjeshtë në prapavije të kësaj, e për këtë do të bindeni, qëndron shkëmbimi territorial që ka dështuar si projekt e nuk ka vdekur si ide”, tha Kurti gjatë një fjalimi në parlament.

Sipas tij, edhe kërkesa e presidentit Thaçi për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, ka patur të tjera synime e jo situatën nga koronavirusi.

“Për mua është shumë më e rëndësishme që të mos shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme, ku e bëjnë presidentin mbret si monarki feudalësh, se sa të m’i hiqni mua kompetencat”, tha Kurti.

Ai theksoi se është e papranueshme që të rrëzosh një qeveri e cila ende s’i ka mbushur 100 ditë, e kjo kur pritet menaxhimi i një situate të vështirë.

“Mua nuk më dhimbset kjo qeveri dhe aq më pak vetja, më dhimbsen qytetarët dhe populli se çka po i bëhet me këtë mocion mosbesimi. Së pari, ky mocion mosbesimi synon ta lërë popullin pa qeverinë e tij, pa qeverinë për të cilën ka votuar.

Së dyti, po e lënë popullin pa qeveri reformatore që padyshim se e lufton korrupsionin dhe zotimin e vet për punësim, sidomos për gratë dhe rininë, e ka seriozisht si asgjë, askush dhe asnjëherë tjetër.

Dhe, së treti po doni ta lini popullin pa këtë qeveri mu në mes të përhapjes së pandemisë së koronavirusit, në javën më të rëndësishme, në një menaxhim tonin që është shembull, jo vetëm për rajonin. Në kushtet kur ne me qeverinë tonë po japim shembull si menaxhohet përhapja e koronavirusit, ky mocion synon ta lë vendin tonë pa qeveri”, theksoi Kurti. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts