Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Albin Kurti: Marrëveshja, drejt rrumbullakosjes

Kryeministri i mandatuar dhe në pritje i Kosovës Albin Kurti, tha se ishte shpresëplotë për arritjen e marrëveshjes së shumëpritur me kreun e LDK-së Isa Mustafa, që më pas do çonte në formimin e qeverisë re. Sipas tij, ajo thjesht ka mbetur për t’u rrumbullakosur.

“Me besimin e mirë, vullnet dhe përkushtim, duke qenë i përgjegjshëm ndaj qytetarëve, besoj se në këto ditët e mbetura do ta rrumbullakojmë marrëveshjen dhe të shkojmë në Kuvend e ta votojmë qeverinë e re në kuadër të afatit 15 ditor”, tha Kurti gjatë një vizite në Prizren.

“Tema është ajo e njëjta pra si ta rrumbullakojmë marrëveshjen përfundimtare VV-LDK. Pastaj nga lartësia e asaj marrëveshje do të ishte shumë kollaj që edhe pakicat t’i përfshijmë në qeverisjen tonë në mënyrë që vitin 2020 ta fillojmë me një qeverisje të mirë e të mbarë, me program të harmonizuar…”, shtoi kreu i VV-së.

Për të, zgjatja e formimit të qeverisë së re është vetëm një muaj.

“Mund të thuhet që ne jemi duke u zgjatur për vetëm një muaj meqenëse deri me 26 dhjetor nuk ka qenë në dorën tonë. Por, që nga kjo datë me siguri që sa më shpejt që arrihet marrëveshja, aq më mirë”, theksoi njeriu që pret të marrë në dorë qeverisjen e Kosovës. /tesheshi.com/

.

auto pjese dak

Related posts