Auto Dak
Auto Dak

ALARMUESE/ Katastrofa e heshtur e “mushkërive të tokës”. Ç’po ndodh në pyjet e Amazonës? (video)

Zjarr i paparë ka kapluar pyjet braziliane të Amazonës, duke mos u ndalur për disa javë. Kërcënimi real u bë me dije vetëm ditët e fundit, duke vënë në pah rrezikimin e jetës së egërsirave dhe fatin e oksigjenit në tokë.

Ekspertët kanë bërë me dije se ky zjarr mund të përkeqësoj edhe më tej situatën e keqe klimatike.

Sipas Reuters, pyjet e Amazonës njihen edhe si “mushkëritë e planetit tokë”, pasi prodhojnë 20% të oksigjenit në planet, dhe janë faktor kryesor në luftimin e ndryshimeve klimatike.

Efekti i tymit është ndjerë edhe në qytetin e Sao Paulos në Brazil, i cili ndodhet 2700 kilometra larg pyjeve.

Amazon është pylli më i madh tropikal në botë dhe zjarret këtë vit shënuan rritje prej 83 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.  Vetëm sivjet janë shënuar 72,843 vatra zjarri në Brazil, më shumë se gjysma e tyre në regjionin e Amazonës./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts