Alarmi i frikshëm që vjen nga Davos: 1% e popullsisë ka në dorë 99% të pasurisë së planetit,4 miliardë në varfëri ekstreme

Samiti i Davosit ku janë mbledhur liderët më të mëdhenj të botës, por edhe ajka e ekonomisë globale, ka sjellë një alarm sërish të frikshëm.

Në vitin 2018 kemi arritur në një pikë të rrezikshme të përqendrimit të pasurisë në një shkallë të tillë ku 1% e miliarderëve të planetit ka në duart e tyre pasurinë e 99%  banorëve të Tokës.

Një shifër që është thelluar që prej krizës financiare të vitit 2008, duke ardhur nga 90% tek 99%.

Organizata e njohur ndërkombëtare OXFAM ka dorëzuar një raport të hollësishëm në Davos ku kthekson se 82% e pasurisë së fituar në vitiet 2016 dhe 2017 ka shkuar sërish në duart e oligarkëve që përbëjnë më pak se 1% të popullsisë së planetit.

Sipas raportit; 3.7 miliardë njerëz në të gjithë botën janë bërë edhe më të varfër se më parë.

“Të rikompensojmë punën dhe jo pasurinë”, thekson raporti i OXFAM i cili përdor të dhënat e Credit Suise, një banke të madhe zvicerane për të ilustruar se paratë që fitohen nga oligarkët nuk janë përdorur në rritjen e pasurisë së planetit, mbrojtjen e tij apo në uljen e pabarazisë.

Oxfam, ndërkaq thekson se në 10 vitet e fundit puna është bërë gjithnjë e më shumë e papaguar.

“Në vend që të rriteshin të ardhurat e punëtorëve në të gjithë botën, pra që rrogat të rriteshin apo indeksoheshin në proporcion të uljes së vlerës së monedhave dhe rritjes së standartit jetësor, ato kanë ardhur duke u ulur, madje sot rroga është një luks.

Imperativ i ditës është që të jesh i punësuar. Pronarët kërcënojnë punëtorët se nëse ata nuk pranojnë të punojnë me rrogë të vogël, mund t’i nxjerrin në rrugë pasi lista e pritjes është e gjatë”, thekson Oxfam.

Ndërkaq, OKB thekson se ka një pavarësi të tmerrshme në ndjarjen e pasurisë në shtrirjen gjeografike të botës.

“Ka vende që mbajnë pasuri të mëdha, vetëm jo për popullin e tyre, madje por ata nuk sigurojnë dot as ushqimin e popullsisë.

Pasuria e tyre keqpërdoret nga një sistem i frishëm neokolonial që ka krijuar kushtet për kriza të tmerrshme si luftërat dhe refugjatët në zonën e Lindjes së Mesme, Afrikë apo vende të botës së tretë.

Klasa drejtuese botërore në vend që të promovojë zbutjen e pabarazisë, po e polarizon shoqërinë deri në atë masë sa ka krijuar një përplasje sociale që po shërben si bombë për të krijuar konflikte të reja”, thekson raporti i OKB-së i cili merr si shembull zgjedhjet në SHBA dhe retorikën që ka ndjekur ky trend që prej zgjedhjes së Donald Trump. /tesheshi.com/

 

Related posts