AKUZAT/ Mitropoliti malazez Mihailo: Kisha Ortodokse Serbe, pas krimeve në ish-Jugosllavi

Mitropoliti Mihailo i Kishës Ortodokse Malazeze,ka denoncuar në një intervistë ato që i kondideron deri dhe krime të Kishës Ortodokse Serbe, me të cilën ai ka tashmë një armiqësi të hapur.    

Në një intervistë të fundit, Mihailo thënë se ka ardhur koha që kjo Kishë të paguajë dhe për gjenocidin në Srebrenicë.

Duke iu referuar një posteri me termin “Vaksina”, shfaqur këto ditë në ambientet publike të qyteteve malazeze, kreu i Kishës Ortodokse të këtij vendin tha se kjo fjalë u përdor nga shumë prej paraardhësve, e që të bëjë me “heqjen qafe të Kishës Ortodokse Serbe.

“Pse duhet të presim, koha është tani”, tha Mihailo, i cili ka akuzuar klerikët serbë se po duan të rikthej do të dëshironin të rikthejnë luftrat, siç tha ai, “siç bënë në Dubrovnik, Sarajevë apo Srebrenicë, ku u krye gjenocidi më i madh pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe kjo është arsyeja pse them se ‘Vaksina’ duhet të heqë qafe përpjekje të tilla”.

Mitropoliti denoncoi praninë e udhëheqësve fetarë të Kishës Ortodokse Serbe në ditën, siç e quajti –  antikushtetuese të entitetit të Republikës Srbska më 9 janar në Banja Luka.

“Mendimi im është, dhe besoj i çdo malazezi të ndershëm dhe evropian, se Republika Srpska është një krijim artificial. Fakti që personalitetet serbe nuk ndjekin festime të tilla nuk është hera e parë. Çdo vendim që Serbia duhet të bëjë, duhet të bekohet nga Kisha e saj. Ne e dimë se në ç’rol ka luajtur Kisha Orthodokse e Serbisë në luftra dhe kjo është për të cilën po punon dhe tani”, tha kleriku i lartë malazez.

Sipas tij, serbët po kthehen në pozicionin e vjetër të luftrave në viteve ‘90, por dhe asaj të Kosovës, për të kryer zhvendosjen e njerëzve dhe këtë po e bëjnë me bekimin e Kishës së tyre.

“Ky është një krim moral”, tha Mihailo. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts