Auto Dak
Auto Dak

Akuzat e PDK-së e LDK-së për punësim të militantëve nga Shpend Ahmeti: pse partitë e koalicionit nuk tregojnë sa militantë punësuan nga 1 dhjetori i 2014-tës?!

Nga Blendi Gashi

Pas plasjes së aferës së përgjimeve “Pronto 2”, me protagonist krerët e PDK-së, ku u mësua si partia më e madhe në vend rehaton militantë të saj në pozita të ndryshme të institucioneve, javën e kaluar në mediat kosovare u raportua se Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga Shpend Ahmeti i Vetëvendendosje-s ka punësuar 250 aktivistë të partisë së tij.

Pas publikimit të këtij lajmi, ku Shpend Ahmeti u barazua me ish shefin e grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci, menjëherë reaguan dy partitë që janë në opozitë në në kryeqytet, LDK dhe PDK, të cilat kërkuan nga organet e ligjit që të hetojnë Komunën e Prishtinës dhe kryetarin Ahmeti për siç deklaruan shkelje.

LDK në Prishtinë e cila për 14 vite udhëheqi kryeqytetin pas publikimit të listës nga mediat me emrat e 250 personave të punësuar në komunë, akuzoi VV-në dhe Shpend Ahmetin se kanë kapur totalisht të gjitha dikasteret e komunës duke i stërmbushur me militantë partiakë, pa asnjë kredencial.

Por, pikërisht Vetëvendosje kur mori pushtetin në Prishtinë në dhjetor të 2013-tës, që rrëzoi nga pushteti LDK-në, akuzoi rëndë këtë të fundit për punësime familjare në ndërmarrjet publike dhe në shkollat e kryeqytetit.

Edhe dega e PDK-së në Prishtinë ka kërkuar nga Prokuroria që të marrë raportin e Auditit raportin e buxhetit 2015 të Prishtinës dhe të fillojë hetimet për punësime të jashtëligjshme me kontratë mbi vepër.

Sekretari Bujar Cakolli, ka thënë se Komuna e Prishtinës është mbushur me militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i shfrytëzuar ata për të shkatërruar kryeqytetin.

Cakolli tha se me qindra militantë janë punësuar dhe ata shfrytëzohen për të zhvilluar aksione anarkiste të kësaj lëvizje për të shkatërruar kryeqytetin.

Por, akuzave të LDK-së e PDK –së iu kundërpërgjigj kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, deklaroi se këto ‘sulme të përditshme’ po i bëhen pasi ai ishte në një konferencë të Vetëvendosje-s ku foli për kapjen e shtetit nga protagonistët e aferës “Pronto 2”.

Ish anëtari i PDK-së: S’ka kurrfarë punësimi politik

Një prej emrave që bënte pjesë në listën prej 250 të punësuarve militantë të VV-së figuronte edhe emri i Milot Hasangjekaj që është antar i grupit muzikor “Etnon”.

Drejtori i këtij grupi, Genc Prelvukaj, që vitet më parë garoi si asambleist i PDK-së në Prishtinë, reagoi pas publikimit të lajmit duke thënë se grupi “Etnon”, janë angazhuar nga Komuna e Prishtinës për performancë (koncert) siç bën dhe ka bërë komuna rregullisht qe disa vite, dhe se nuk ka kurrfarë punësimi apo angazhimi politik, andaj nuk është e drejtë të akuzhet komuna dhe kreu i saj.

Vet reagimi i ish anëtarit të PDK-së, është një sinjal se akuzat e dy partive opozitare në kryeqytet për nepotizëm nga Shpend Ahmeti mund edhe të kenë ndonjë prapavijë edhe pse assesi nuk përjashtohet mundësia që në komunë të ketë të punësuar militantë të lëvizjes në fjalë.

Pse PDK e LDK pikërisht në kohën e “Pronto 2”, iu vërsueln Shpend Ahmetit?

Roli i opozitës është të jetë ‘rojtar’ i pushtetit dhe të jetë kritikues i vazhdueshëm, por shtrohet pyetja pse pikërisht në kohën e aferës “Pronto 2”, PDK e LDK, ngritën temën në fjalë, duke krahasuar Shpend Ahmetin me Adem Grabovcin?!

Afera e përgjimeve dëshmoi se PDK që nga marrja e pushtetit, por referuar përgjimeve sidomos në vitin 2011 ka mbushur bordet e institucionet e ndryshme me militantë prtiakë qofshin me apo pa kualifikim adekuar.

Se nepotizimi është i pranishëm në të gjitha subjektet është konfirmuar edhe përmes deklarimeve të pasurisë që bëjnë zyrtarët e shtetit, ku kuptohet fare lehtë se si ministra e deputetë të caktuar kanë rehatuar në pozita shtetërore familjarët e tyre, si vëllezërit, motrat, gratë, fëmijët.

Ndërsa, edhe analistë dhe ambasadorë në vend kanë thënë së fundmi se nepotizimi është dukuri që po e gërryen Kosovën që nga mbarimi i luftës, pra se punësime familjare janë bërë të gjitha qeveritë e pasluftës.

arifi prishtine“LDK dhe PDK, kreatorët e politizimit dhe nepotizmit”

PDK e LDK si opozitë në Prishtinë e kanë për detyrë ta mbikëyqrin pushtetin, por drejtuesit e këtyre partive është mirë të tregojnë se sa militantë partiakë kanë punësuar që nga paslufta kur në vazhdimësi kanë qeverisur me vendin në nivelin qendror?!

Kryetari i Degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, konsideron se publikimi listave të të punësuarve në Komunën e Prishtinës duhet të sqarohet nga kryetari Ahmeti dhe atë mbase për secilin individ të përmendur.

Arifi, thotë se është e domosdoshme që në Kosovë diku të fillohet që njerëzit të punësohen sipas meritokracisë.

Por, ai ka një kërkesë për dy partitë që udhëheqin me vendin PDK-në e LDK-në që kritikuan tej mase së fundmi udhëheqjen e kryeqytetit.

Në mënyrë që të jetë transparente AAK dega në Prishtinë fton partnerët e koalicionit LDK-PDK (Qeveri qendrore) e që janë shumë aktiv në kritika ndaj Shpendit që të publikojnë listën e të punësuarve së paku që nga nëntori 2014 në mënyrë që vet të vlerëson qytetari i Kosovës se çfarë është duke ndodhë në institucionet e tij. Është mirë së pari të na tregoni sa zëvendësministra keni e pastaj bordet e ndërmarrjeve, asistentat/et, shoferat, shërbyes të rinj civil, sa kontrata mbi vepër keni, kush janë të punësuar nga 1 dhjetori 2014??? Dihet se kjo nuk do të ndodhë por ndalone atëherë torturën ndaj qytetarit! LDK dhe PDK jeni kreatorët e politizimit dhe nepotizmit të administratës së shtetit në Kosovë”, ka thënë Arifi, për tesheshi.com.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts