Auto Dak
Auto Dak

Akuzat 9 grave, dy opera anullojnë koncertet e Placido Domingos

Dy opera, në Philadelphia dhe San Francisco, anuluan koncertet e planifikuara të të famshmit Placido Domingo, pasi akuzave ndaj tij nga 9 gra për abuzim seksual.

Sidoqoftë, shumica e operave në Evropë kanë ruajtur kontratat me Domingon, duke përfshirë edhe La Scala-n, ku ai është planifikuar të performojë në 15 dhjetor.

Në uebfaqen e tenorit të famshëm thuhet se asnjë koncert nuk është anuluar në Evropë deri në nëntor të vitit 2020.

Domingo do të interpretojë në tetor në Operën e Zurich-ut dhe në fillim të vitit të ardhshëm në Londër.

Los Angeles Opera, të cilën Domingo po e drejton që nga viti 2003, njoftoi të martën se do të punësojë një avokat për të hetuar akuzat ndaj këngëtarit të njohur.

Shumë gra kanë akuzuar Domingon për përpjekjen për t’i detyruar në marrëdhënie seksuale duke i joshur me role skenike.

Gjithashtu, disa gra thanë se ndiheshin keq nga komentet e papërshtatshme të Domingo-s, dhe dhjetëra njerëz të operës thanë se ishin dëshmitarë të sjelljes së papërshtatshme të këngëtarit të famshëm ndaj grave të reja.

Domingo i quajti pretendimet “thellësisht shqetësuese dhe të pasakta”.

Shtatë nga nëntë gratë që ngritën akuzat thanë se refuzimi i ofertave nga Domingo kishte një ndikim negativ në karrierën e tyre, pasi kurrë nuk i morën rolet që ai u premtoi. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts