AKUZA/ Prokuroria trazon Bashën me dosjen amerikane: të hënën, i pandehur për financimin rus të lobimit në SHBA

Në kulmin e krizës politike, kreut demokrat Basha i ka ardhur lajmi për t’u marrë i pandehur lidhur me një dosje të diktuar nga amerikanët, atë mbi financimin e paligjshëm rus të një lobimi amerikan për PD-në, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017 .

Eshtë kjo një dosje që prej muajsh është hetuar nga prokuroria shqiptare me nxitje amerikane, e që tani shpaloset me një kapitull konkret: shpalljen si të pandehur të Lulzim Basha.

Kryedemokratit i është dërguar ditën e djeshme një fletë-thirrje për t’u paraqitur ditën e hënë në prokurorinë e Tiranës, ku dhe do i komunikohet zyrtarisht akuza.

Ka reaguar Basha, duke e lexuar krejtësisht politikisht  këtë moment, edhe pse pas qëndrojnë amerikanët.

“Mua nuk më bëhet vonë fare për këto akuza dhe këtë hetim politik. Edi Rama ka menduar se do të më trembë mua apo do të stepë opozitën, por do ta kuptojë shpejt se unë as nuk trembem dhe as nuk tërhiqem!

Edi Rama ka një vit e gjysëm që mban si shpatë në dorë një hetim absurd, pa prova dhe pa asnjë fakt kundër Partisë Demokratike”, shprehet ndër të tjera Basha. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts