Akuza: Juan Guaido, një i “trajnuar” në Serbi

Ambasadori i Venezuelës në Rusi, Carlos Rafael Faria Tortosa, akuzoi presidentin e vetshpallur Guido, si një njeri të trajnuar në Serbi.

Në një fjalim të tij drejtuar grupit të punës në dhomën e sipërme të Parlamentit rus – Këshilli i Federatës – ai tha: “Sipas të dhënave tona, ai u rekrutua dhjetë vjet më parë. Ai është si një kukull, pasi pas tij janë SHBA ato që flasin”.

RIA News njofton fjalët e tij se Guaido dikur ishte “në stërvitje” në Serbi, por nuk specifikoi se çfarë për ç’lloj “trajnimi” është fjala.

 “Sipas të dhënave tona, ata e dërguan në Serbi për të stërvitur, ju e dini me siguri. Dhe pastaj gjithçka filloi”, tha Tortosa. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts