Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Akujt me ndërkombëtarët, Basha: Unë, bisedë me BE-në!

Kreu demokrat Basha ka tentuar të “shkrijë akujt” ndërkombëtarë në të cilën gjendet opozita prej më shumë se dy vjetësh, që nga djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale, duke pretenduar se ka folur me emra të njohur në Bruksel mbi Shqipërinë.

“Sapo kam patur një komunikim me disa drejtues BE, me Varhely dhe McCallister, ku kanë folur për ndihmën e jashtëzakonshme që BE  i ka ofruar Shqipërisë dhe ndihmën në shendetësi në të ardhmen”, tha Basha, pa sqaruar se me ç’rast është bërë kjo bisedë mes tyre nga pikëpamja zyrtare.

Sipas Bashës, nga kjo bisedë ka dalë në pah se Shqipëria gjendet nën krizë.

“Prej dështimit të Ramës shqipëria është sot në krizën më të thellë krahasuar me vendet e rajonit.

Është koha për ndryshim, për ta larguar këtë kryeministër shkaktar të kësaj krize”, tha Basha. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts