AKTI/ Si me Jerusalemin: Trump firmos sovranitetin izraelit mbi Golan

Siç kishte paralajmëruar dhe duke injoruar edhe qëndrimin europain, ngjashëm si në rastin e transferimit të ambasadës amerikane në Jerusalem, Presidenti Trump nënshkroi një dekret që njeh sovranitetin izraelit mbi Lartësitë Golan.

Ky dokument paraqet një largim nga politika amerikane në gjysmë shekullit të fundit, sipas AP.

Para nënshkrimit në Shtëpinë e Bardhë në prani të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, Trump tha se “çdo marrëveshje e mundshme në të ardhmen duhet të marrë parasysh të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje”.

Netanjahu prej kohësh i bënte presion SHBA-së që ta njoh Golanin, zënë gjatë luftës në vitin 1967 dhe aneksuar në vitin 1981.

“Izraeli kurrë nuk ka pasur një mik më të mirë se ju”, ishin fjalët e Netanjahut për Trump.

Presidenti amerikan, më 21 mars shkroi në Twitter se ishte koha që Shtetet e Bashkuara, pas 52 vjetësh, të njihnin plotësisht sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan.

Shumë vende, përfshirë Bashkimin Evropian, kanë reaguar ashpër dhe kritikuar  kreun e Shtëpisë së Bardhë për aktin e tij më të fundit. Të njëjtën qëndrim mbajtën dhe Kombet e Bashkuara, pasi OKB-ja i konsideron Lartësitë Golan si territor i pushtuar.

Akti i Trump u dënua nga qeveria siriane, e cila ka njoftuar se është e vendosur për të rifituar këtë territor (Lartësinë Golan) me “të gjitha mjetet në dispozicion”. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts