Auto Dak
Auto Dak

Akti i Metës pa asnjë “efekt qetësues”: opozita, më 21 qershor sërish në shesh

21 qershori do jetë protesta e radhës e opozitës, vendim i marrë në të fundit mbledhje kupole në PD.

“Edi Rama na ka shpallur luftë. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, Kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me cdo mjet.

Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit te presidentit.

Jemi në punë të pandërprerë. Takime me qytetarët për t’u shpjeguar njerëzve se Rama po bën grusht shteti. Është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë.

Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve”, mësohet të ketë thënë kryetari Basha.

Kjo protestë vjen pas asaj të 8 qershorit, së cilës i parapriu akti i njëanshëm dhe tejet i diskutueshëm i Metës për anullimin me ç’dekret të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kreu i shtetit e përligji si zgjidhje për qetësimin e situatës dhe kthimit të dialogut, por që siç po shihet, po jep efekt të kundërt në terren.

Opozita do jetë sërish në shesh. /tesheshi.com/      

 

auto pjese dak

Related posts