Auto Dak
Auto Dak

AKSIDENTET/ Vendet më të rrezikshme në BE për “frymën e fundit” në rrugë

Vendet e Evropës Lindore kanë numrin më të madh të viktimave rrugore për frymë banori në mbarë Bashkimin Evropian. Të dhënat zbulojnë se numri i përgjithshëm i aksidenteve  në të gjithë bllokun është rritur pothuajse dyfish gjatë dy dekadave të fundit.

Më shumë se 25,000 njerëz humbën jetën në rrugët e BE-së vitin e kaluar. Kjo, sipas shifrave të Këshillit Evropian të Sigurisë së Transportit (ETSC). Në vitin 2001, më shumë se 55,000 lanë jetën në aksidente trafiku.

Në atë kohë, vendet e Balltikut ishin veçanërisht të rrezikshme, ku Lituania dhe Letonia regjistruan 236 dhe 202 humbje jete për një milion banorë, duke shënuar shifrat më të lartat në Bllok. Por 17 vjet më pas, kjo dyshe balltike ka bërë përparim të mirë në uljen e vdekshmerise.

Megjithatë, përmirësimi i madh letonez nuk ishte i mjaftueshëm për ta parandaluar atë të ishte një nga më të këqijat shifra të BE-së,  me 77 për 1 milion banorë – njëjtë si në Hungari.

Vetëm Bullgaria (87 raste për milion banorë) dhe Rumania (96), janë akoma më keq.

Sidoqoftë, përkundër atyre që kanë rrugët më të rrezikshme, Rumania dhe Bullgaria kanë ulur gjithashtu numrin e vdekshmerise në rrugë përkatësisht me 23.8% dhe 39.6% respektivisht, të mjaftueshme për të rënë nën pragun e 100 vdekjeve për milion banorë.

Në fakt, gjatë dy viteve të kaluara, asnjë vend i BE nuk e ka arritur atë prag. .

Mbretëria e Bashkuar, që nga viti 2001, ka zvogëluar numrin e viktimave përgjysmë dhe e ndërroi pozicionin me Suedinë për t’u bërë vendi më i sigurt në BE. Vitin e kaluar, ajo regjistroi 28 humbje jete për i milion banorë (nga 61 në 2011) ndërsa Suedia numëronte 32 për milion banorë (nga 60-të).

Irlanda dhe Danimarka, me 30 vdekje për 1 milion banorë, plotësojnë tre vendet e para.

Ishulli i vogël mesdhetar i Maltës, ndërkohë, është i vetmi vend i BE që ka parë që raporti i tij të rritet me 12.5% ​​gjatë periudhës 2001-2018. Vitin e kaluar, 18 njerëz vdiqën në rrugët e Maltës, e cila mesatarisht ka 38 humbje jete për 1 milion banorë – vendi i pestë më i sigurt në Bllok. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts