728 x 90 Leaderboard

Aksident tragjik në Velipojë, shuhet gjysma e një familjeje

Një aksident me përmasa tragjikë ka ndodhur orët ë mbrëmjes në aksin Shkodër Velipojë, ku dy automjete u përplasën kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Për pasojë kanë humbur jetën tre persona, babai me dy fëmijë të vegjël, një djalë 8 muajsh e një vajzë 5-vjeçare, Edmond Preka 40 vjeç, ndërsa janë plagosur e shoqja e tij dhe vajza tjetër 10-vjeçare, që të dyja në gjendje të rëndë.

Familja Preka ndodhej në një Alfa Romeo me targa AA 474 NJ. Ndërsa automjeti tjetër ishte një fuoristradë me targa AA292OL, brenda së cilës kanë qenë dy persona, edhe ata të plagosur rëndë.

Policia thotë paraprakisht se errësira në rrugë dhe shpejtësia e ecjes së dy automjeteve, kanë qenë shkaqet e aksidentit. /tesheshi.com/  

 

Related posts