Auto Dak
Auto Dak

“Air Albania Stadium”, kreu i UEFA-s: Shqipëria, e mundshme për një finale europiane

Njeriu numër 1 i futbollit europian, Aleksandër Ceferin, dha sinjalin e parë të asaj çfarë mund të ndodh në një të afërme, pasi pa nga afër kompleksin e ri “Air Albania Stadium”. Në një konferencë për shtyp në Tiranë, ai dha të kuptuar se nuk do jetë e largët dita kur aty, në arenën e re, do luhet një sfidë e madhe europiane.

“Shqipëria e ka shansin për të pritur një finale Europiane. Por nuk do të ishte korrekte nga ana ime që të jepja premtime”, tha Ceferin.

Ai vlerësoi faktin se në Shqipëri po investohet në infrastrukturën futbollistike, e njëherësh shprehu kritika për performancën e dobët të klubeve në kompeticionet europiane.

“Ju po investoni shumë në futboll. Infrastruktura është mirë edhe më mirë. Disa skuadra dalin nga eleminatoret shumë shpejt. Ju jeni në rrugën e duhur dhe do e shikoni se me aq shumë talente sa ka Shqipëria, besoj se suksesi i mëtejshëm do të jetë më shumë se një raund kualifikimi”, tha nr.1 i futbollit europian. /tesheshi.com/

  

 

auto pjese dak

Related posts