“Air Albania” nxit ulje çmimesh: ja çfarë pritet pas 1 tetorit

Nisja e fluturimeve të “Air Albania” dhe paralajmërimi që është bërë për linjën e re Romë-Milano-Bolonjë ka bërë që kompanitë ajrore të ulin çmimet e biletave për destinacionet në fjalë.

Edhe pse nuk është linjë shërbimi “low cost”, udhëtarët që nisen nga apo drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës do të shijojnë çmime më të lira se kurrë.

Uljet e biletave prej 20 % kanë bërë që konkurrentet të shohin shërbimin ajror shqiptar si konkurrencë, gjë që bëri të ulen çmimet edhe nga operatorë të tjerë.

Tani që tetori pret fluturimet e rregullta për në Romë, Milano dhe Bolonjë, çmimi i një bilete nga Tirana fillon nga 69 Euro, dhe po aq kushton edhe për të shkuar në Milano, ndërsa fluturimet Tiranë – Bolonja janë edhe më lirë, duke nisur nga 59 Euro.

Kompania ajrore me flamurin shqiptar pritet të nisë fluturimet në destinacionet europiane si dhe në linjë direkte Shqipëri – SHBA. Kjo e fundit do të ishte e mirëpritur sidomos për shqiptarët që jetojnë atje, dhe janë të detyruar që të ndalen në më shumë se një aeroport për të mbërritur në vendlindje. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts