Auto Dak
Auto Dak

Agim Bahtiri i AKR-së: Albin Kurti duhet të jetë kryeministër, i denjë në të gjitha proceset

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri ka deklaruar se dëshiron një qeveri që do ta drejtonte Albin Kurti nga “Vetëvendosje”. Madje, ai ka thënë se edhe në rastin kur mund të ishte vetë një kryeministër konsensual, do të tërhiqej për t’ia liruar vendin Kurtit.

“Unë mendoj se Albin Kurti duhet të jetë kryeministër i vendit. Mendoj se Albin Kurti ka treguar rezultate, ka qenë luftëtar i denjë në të gjitha proceset për Kosovën. Kurti është më i devotshëm edhe se unë”, ka thënë Bahtiri në “Info Magazine” të Klan Kosovës.

Ai ka thënë se PAN nuk do të mundet ta krijojë qeverinë, por presidenti Thaçi duhet të tregohet i kujdesshëm dhe se mandatin duhet ta marrë Kurti që ta formojë qeverinë dhe të mos e çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts