728 x 90 Leaderboard

Aeroporti i ri i Stambollit, gjigandi i rekordeve nis numërimin mbrapsht

Aeroporti i ri në Stamboll, i treti në qytetin historik e gjigand të Turqisë, i cili do të hapet pas disa ditësh, më saktë më 29 tetor, përfshin disa karakteristika, qoftë në aspektin e madhësisë, infrastrukturës, sistemeve e sigurisë apo të projektimit.

Gjashtë miliardë euro janë investuar në hapjen e fazës së parë, që do të shërbejë për 90 milionë pasagjerë në vit.

Aeroporti është ndërtuar në një sipërfaqe totale prej 76.5 milion metra katrorë dhe fazat e tjera duhet të përfundojnë deri në vitin 2023. Rreth 10,000 njerëz janë angazhuar në ndërtimin e aeroportit, i cili do të jetë një nga më të mëdhatë në botë.

Pas përfundimit, aeroporti do të ketë gjashtë pista të veçanta, për një kapacitet prej 500 avionësh, parkim të hapur dhe të mbyllur për 70.000 automjete dhe do t’u shërbejë rreth 200 milion pasagjerëve në vit.

Është llogaritur që  afro 2,000 aeroplanë do të mbërrijnë dhe të nisen për çdo ditë, nga dhe prej më shumë se 350 destinacioneve, ndërsa 250 kompani ajrore do të ofrojnë shërbimet e tyre.

Terminali i aeroportit do të zgjerohet në 1.3 milion metra katrorë dhe do të jetë ndër më të mëdhatë në botë. Pamja e jashtme dhe e brendshme frymëzohen nga motivet e arkitekturës turke.

Në aeroport do të përdoret teknologjia më e fundit e kontrollit dhe e sigurisë. /tesheshi.com/

 

 

Related posts