reklama juaj ketu

Abazi, një legjendë e riparimit të makinave qepëse: kur kosovarët na sollën markat jugosllave

Nga Mark Brunga

Makinat qepëse kanë hyrë herët në qytetin e Durrësit. Abaz Shallari, është një profesionist i riparimit të këtyre makinave dhe ka mbi 48 vite që jeton me këtë mjeshtëri, nga më të vlefshmet.

Ai tregon se këto mjete mjaft ekonomike kanë hyrë në Durrës që në vitet 1800 dhe më pas një sasi e madhe prej tyre ka ardhur në vitet 1924 me banorët e shpërngulur nga Kosova, që siç tregon ai, sollën disa tipe të reja makinash qepëse, mjaft cilësore edhe ato.

Sot, këto mjete familjare dhe industriale janë shtuar dhe modernizuar në përpjestime të mëdha. Vetëm në Durrës, duke punuar  me këto mjete sot janë të punësuara në ekonomitë fason rreth 9000 gra dhe vajza në rreth 99 subjekte. Abazi flet me pasion të veçante për makinat qepëse, pasi me to ai ka lidhur jetën e tij.

Sipas mjeshtër Abazit, një makine qepëse është domosdoshmëri për çdo familje në çdo kohë.  “Një mjet i tillë si makina qepëse është shumë e nevojshme jo vetëm për përfitimet ekonomike, që gjithsesi janë të shumta, por dhe se edukon me punë edhe brezin e ri që brenda në familje”,  thotë ai. Abazi flet edhe për tregtarët durrsakë që i sollën këto makina që në fillim shekullin e 19-të, prodhime italiane, si tregu me i afërt dhe më cilësori për periudhën.

“Tipat e para të makinave kanë qënë ‘Nechi’, ‘Singer’, italiane dhe amerikane. Ndërsa në vitin 1924, kosovarët që erdhën në Shqipëri sollën edhe makina jugosllave, tipet ‘Veritas’ që i rezistuan kohës. Me kalimin e viteve u futën makina gjermane e kineze. Ne, për shkak edhe të afrimeve tregtare që patëm me Kinën, përdorëm shumë makina kineze, te cilat dhanë rendiment dhe i rezistuan kohës në përdorim. Ndërsa tani kanë hyre tipe me zigzake etj., më të përparuara, si të tipeve familjare që plotesojnë pak a shumë ato kushte për një rrobaqepës. Dhe janë të shumë tipeve duke përfshire ato industriale, ‘Syzator’, makina qepëse për këpucaritë, të trikotazheve etj”, rrëfen Abazi plot pasion.

Ai, në gjithë vitet e tij të punës, rendit shifrën e mbi 4000 mijë makinave qepëse të riparuara, ku ka parsysh vetëm ndërhyrjet serioze. Ndërsa për riparime të thjeshta, e ka të vështirë të përcaktojë një numër. Që në kohën e komunizmit, Abazi Shalari  pasi ka marrë kategorinë e 7-të si mekanik i riparimit të këtyre makinave, si dhe titullin më të lartë në profesion, atë të “Mjeshtrit”. Sot jep mësim edhe në shkollën profesionale. /tesheshi.com/