AAK-ja realizon edhe një transfertë: Gazetari Arbër Vllahiu i bashkohet Ramushit

Aleanca e Ramush Haradinajt edhe sot ka realizuar një transfer. Bëhet fjalë për gazetarin Arbër Vllahiu, ish-zëdhënësin e ish-presidentes Atifete Jahjaga.

Vllahiu, i cili u prezantua në një konferencë për media, AAK-në e quajti adresën e duhur siç tha për t’i dhënë më shumë vendit dhe për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës.

“E konsideroj një prej ndereve më të mëdha për t’i kontribuar vendit. Ka qenë koha për t’u inkuadruar në politikë, ju zoti Haradinaj do t’i jepni këtij vendi më shumë. Jemi njerëz që po e vlerësojmë momentin për të kontribuar së bashku. Këtu kam pa shtëpinë dhe një adresë të duhur të ecim para, drejt zhvillimit të këtij vendi dhe e konsideroj se kjo është adresa dhe rrugëtimi ynë i përbashkët për të ecur drejt këtij zhvillimi, faleminderit për besimin dhe shansin e dhënë”, u shpreh Vllahiu.

Ndërkaq, Haradinaj e quajti Vllahiun një emblemë të BBC-së e njohës shumë të mirë të temave politike.
“Qëllimi ynë është që t’i japim vendit tonë mundësinë që ta ndreqim gjendjen në vend dhe t’i japim perspektivë qytetarit tonë”, tha Haradinaj./tesheshi.com/