Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

A po ikë koha e Messi-Ronaldos? Hera e parë që nga 2005, gjysmëfinale Champions pa ata

Për plot 15 vjet, nuk ka ndodhur që Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo të mos luajnë në gjysmëfinalen e Champion Ligës. Kjo pasi këtë edicion, me fazë finale nën pandemi globale, Juventus u eliminua për një gol nga Lyon, ndërsa Barcelona, në mënyrë të paimagjinueshme, u shpartallua pabesueshëm nga Bayern, 8-2.

Dyshja më e mirë në botë shijoi sukses të madh në Champions League dekadën e kaluar. Kështu, Cristiano Ronaldo ngriti trofeun evropian pesë herë, një herë me Manchester United dhe katër herë me Real Madrid, ndërsa Lionel Messi fitoi katër herë garën elitare evropiane.

Në fakt, Messi dhe Ronaldo janë aq të mirë sa që nga viti 2007, kur lojtari më i mirë në botë ishte Ricardo Kaka, vetëm Luka Modrić arriti të prishë rivalitetin e përjetshëm dhe të fitojë Topin e Artë 2018. Të gjitha vitet e tjera, çmimin prestigjioz e fitoi dueti portugezo-argjentinas.

Por koha po mbaron dhe pasi të shikojmë gjysmëfinalen për herë të parë në 15 vjet pa Messin apo Ronaldon, lind pyetja nëse është vërtet koha që po ndryshojnë brezat. Siç shkruan 24sata, Ronaldo është 35 vjeç, Messi ka 33 në shpinë, që do të thotë se koha ngadalë po përfundon dhe forcat e reja të reja po vijnë.

Si pasojë, lind pyetja se kush do të jetë Topi i Artë i këtij viti dhe kush do të qëndrojë përkrah më të mëdhenjve? Duke gjykuar nga performanca, veçanërisht nëse Bayern arrin në finalen e Champions League dhe përfundimisht ta fitojë këtë edicion, edhe nëse jo, nuk ka diskutim se do të jetë Robert Lewandowski. Por kjo mbetet për t’u parë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts