Auto Dak
Auto Dak

TREGUESIT/ A përfitoi Shqipëria nga taksa 100 për qind me Serbinë? Ja eksportet sivjet dhe vitin e kaluar

Për 10 muajt e parë të këtij viti, Shqipëria ka eksportuar drejt Kosovës produkte me vlerë prej rreth 204 milion euro. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, eksportet u zgjeruan me gati 13 për qind. Por, pas një nisjeje të mirë në muajt e parë të vitit, ritmi i tyre u ngadalësua ndjeshëm në vijim.

Tregu i lënë bosh nga Serbia, pasi Kosova vuri taksë 100 për qind për produktet e saj, duket se nuk është arritur të shfrytëzohet nga prodhuesit shqiptarë, teksa eksportet në 2019-ën u rritën shumë më pak se dy vitet e mëparshme, kur ndryshimi vjetor në 2017 dhe 2018 për të njëjtën periudhë ishte përkatësisht 30 dhe 27 për qind, sipas të dhënave të INSTAT.

Produkti më i eksportuar në Kosovë është giza dhe çeliku, me 38 për qind të totalit, percjell Monitor përmes një analize.

Produkti i dytë më i eksportuar është ai i lëndëve djegëse me 13 për qind të totalit. Për periudhën janar-tetor të këtij viti, eksportet e këtij grupi u zgjeruan me 7.6 për qind, që ka ardhur nga rritja e shpejtë në muajt e parë të vitit, por me pas me bllokimin e aktivitetit të rafinerisë së ARMO, tendenca u ngadalësua ndjeshëm.

Grupin e tretë e përbëjnë produktet e gëlqeres dhe çimentos, që përbëjnë 9 për qind të totalit, me një rritje prej gati 10 për qind me bazë vjetore.

Eksportet e frutave, dhe pijeve kanë shënuar një rritje të lartë dyshifrore prej rreth 30 për qind, por ato mbeten të ulëta, duke përbërë vetëm 3 për qind të totalit të eksporteve drejt Kosovës.

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, nga vendosja e tarifës 100 për qind, Serbia ka eksportuar 430 milionë euro mallra më pak. Që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, vlera e produkteve të importuara nga Serbia në Kosovë është 4 milionë euro, kurse nga Bosnja e Hercegovina, 2 milionë euro. Në Dogana shprehen se importi i mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është zëvendësuar nga vendet e rajonit apo të Bashkimit Evropian – raporton Monitor. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts