“A mund ta heqësh shaminë gjatë transmetmit?” Gazetarja amerikane rrëfen sfidat

Gazetarja amerikane Noor Tagouri ka rrëfyer me sinqeritet sfidat me të cilat u përball ajo për shkak të “përplasjeve” mes profesionit që ushtron dhe besimit që e praktikon.

Tagouri, e cila ka përjetuar një eksperiencë të keqe në revistën e famshme Vogue, ka folur rreth diskriminimeve që i janë bërë, siç ishte ai i “ngatërrimit” të identitetit të saj në këtë revistë me emër.

Ajo u quajt Noor Bukhari, (aktore pakistaneze) dhe ende nuk dihet nëse është një gabim shtypi apo gabim logjik që i ka ndodhur të famshmes Vogue.

Edhe pse e para grua me shami që pozoi në ballinën e kësaj reviste, redaktorët nuk e morrën mundimin për ta shkruar emrin e saj si duhet.

Por sfidat nuk mbarojnë këtu. Në një rrëfim për një emision televiz, ajo tregon se si ka ndodhur që regjisorët dhe stafi teknik t’i thonë asaj “a mund ta heqësh shaminë gjatë transmetmit?”

Ajo më tej tregon se në vendet ku ka punuar si prezantuese, asnjëra palë nuk i kanë siguruar garderobën e nevojshme, gjë të cilën e kanë siguruar për gratë e tjera.

“Shfaqesha në punë me një valixhe plot rroba dhe shami, a mund ta paramendoni sa e kushtueshme ishte kjo për mua”?

Tagouri ka pasur eksperienca të larmishme në shou-bizin amerikan, duke qenë pjesë e ballinave të revistave më kryesore të modës. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts