Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

A kishte luftra në prehistori? Përgjigja, në një zbulim befasues në Spanjë

Zbuluar në 1935 dhe gërmuar për herë të parë në 1973, qyteti antik i La Hoyas në vendin bask në Spanjën veriore, u shkatërrua në një sulm midis 350 dhe 200 para Krishtit.

Qyteti nuk u pushtua kurrë, por të vrarët në sulm mbetën aty ku ata ranë, derisa qyteti u gërmua.

Duke shpresuar të mësojnë më shumë rreth sulmit, studiuesit nga Universiteti i Oksfordit dhe një ekip arkeologësh nga Britania e Madhe dhe Spanja studiuan 13 skelete tashmë të gjetura në vend, në analizën e parë të detajuar.

Midis të vdekurve ishin burra, gra dhe fëmijë.

“Një burrë pësoi dëmtime të shumta ballore, duke sugjeruar se ai u përball me sulmuesin e tij,” tha Teresa Fernández-Crespo, autore kryesore e studimit, sipas CNN.

“Këtij personi iu pre koka, por kafka nuk u gjet dhe mund të jetë marrë si trofe,” shtoi ajo.

Një burrë tjetër u godit me thikë, ndërsa duart e një burri dhe një gruaje tjetër ishin prerë, raportoi studimi të enjten në revistën Antiquity.

Por hetuesit thanë se nuk kishte prova se dikush po kthehej në qytet pas sulmit për të varrosur të vdekurit ose për të mbledhur gjërat e tyre.

Analiza e disa skeleteve tregoi se ata mbetën në ndërtesat që digjeshin, ndërsa të tjerë mbetën atje ku ranë në rrugë.

“Nga kjo mund të konkludojmë se qëllimi i sulmuesve ishte shkatërrimi i plotë i La Hoyas”, thanë studiuesit në një deklaratë, duke shtuar se sulmi mund të ishte motivuar nga vendndodhja e La Hoyas, e cila ishte vendosur strategjikisht midis rajonit Kantabrian në bregdetin spanjoll të Atlantikut.

Ekspertët besojnë se vendbanimi ishte një qendër e aktiviteteve shoqërore, tregtare dhe politike.

Studiuesit thanë se La Hoya ishte vendi i vetëm i epokës së hekurit shkatërrimi i të cilit mund të ishte shkaktuar nga komunitetet lokale.

Gjetjet tregojnë se luftëra në shkallë të gjerë ndoshta kanë ndodhur në Spanjë gjatë epokës së hekurit.

Eshtë e rëndësishme të thuhet se sulmi ndaj vendbanimit, i mbrojtur nga mure mbrojtëse, i parapriu ardhjes së romakëve, të cilët shpesh ishin fajtorë për përshkallëzimin e konfliktit në rajon.

“Një analizë e re e mbetjeve njerëzore nga La Hoya na kujton me forcë se prehistoria nuk ka qenë gjithmonë paqësore, siç thuhet ndonjëherë,” tha Fernández-Crespo. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts