Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

POHIMET/ A është penduar Floresha Rasha për ikjen në Siri? Ç’thotë e sapokthyera nga Al Hol-i me burrin e vajzën e vrarë pa varr

Me fraza të paplota dhe artikulim jo të qartë, Floresha Rasha, e kthera nga kampi Al Hol me tre fëmijë, dha prononcimin e parë për një media shqiptare.

Duke folur për TCH, ajo ofroi disa detaje të përvojës së saj siriane, ku atje ka lënë burrin dhe një vajzë të vrarë. Për këtë të fundit madje, thotë se nuk ka as varr.

“Nuk e di. Nuk kam qenë aty. Unë jam largu për spital. Pas dy javësh më kanë sjellë lajmin që vajza është vrarë….Atje nuk kishte varr. I ka gjuajtur avioni dhe në atë vend është lënë ku ka qenë”. tha ajo.

Për të, siç thotë, ishte kënaqësi kthimi në Shqipëri, e si ajo duhet ta kthehen dhe gra të tjera.

Ishte kënaqësi për mua se gjithmonë e kam prit që të vinin e të na merrnin dhe u gëzova normalisht që dikush u kujdes për neve se ishte shumë vështirë atje ku ishim.

Të gjithë duan të vinë. Besoj se të gjitha duan të vinë”, ka thënë Rasha, e cila, për shkak të një plagosjeje në këmbë, lëviz në karrige me rrota.

Sa për rastin e Eva Dumanit, e cila num mundi të gjendet gjatë operacionit të kthimit, e për pasojë ka mbetur në kamp, Rasha tha se nuk dinte gjë.

Sa për vajtjen në Siri, ajo tha se shkoi të takonte bashkëshortin, Diamantin. “Unë shkova….përpara ishte burri im atje …Diamanti…pastaj kam shkuar unë pas 6 muajsh. Shkova të takoja burrin tim të rrija tre muaj edhe të kthehem por nuk munda të kthehem”, tha Floresha Rasha.

E megjithë ferrin e kaluar në Siri, ajo ka një vlerësim për njerëzit e atyshëm.

“Në Siri janë njerëz të dashur, bujar, mikpritës”.

E sa për të penduarit ose jo të ikjes në Siri, Floresha Rashad ha këtë përgjigje: “Nuk e di, nuk e di çfarë të them”. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts