Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

FLAMA/ A është ky personi që po përhap koronavirusin në Evropë?

Një shtetas britanik që dyshohet të jetë bartësi i parë koronavirusi në Evropë, është biznesmeni Steve Walsh, 53 vjeç.

Më 6 shkurt, ai rezultoi pozitiv pas një testi, që u tha më pas se mund ta letë marrë në një konferencë biznesi në Singapor.

Para se të kthehej në Britani të Madhe, ai shkoi për ski në Alpet Franceze për disa ditë.

Koronavirusi mendohet se ka infektuar 11 britanikë të tjerë, raporton Sky News.

“Unë do të doja të falënderoja Shërbimin Kombëtar të Shëndetit për ndihmën dhe kujdesin e tij. Megjithëse jam shëruar plotësisht, unë jam i shqetësuar për të tjerët që kanë kontraktuar këtë virus,” tha Walsh, i cili është ende në karantinë në Spitalin St. Thomas.

“Sapo zbulova se isha i ekspozuar ndaj një personi të infektuar nga koronavirusi, unë kontaktova mjekun tim dhe ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor. Më pas, u izolova në shtëpi sipas udhëzimeve të tyre,” shtoi Walsh. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts