Auto Dak
Auto Dak

A do ketë votime të rregullta më 30 qershor? Zv/kryeministri Braçe shpjegon…

Mazhoranca është e pregatitur që të “dorëzohet” më 30 qershor në disa zona, në pamundësimin që mund t’i bëjë opozita PD-LSI procesit të votimit.

Por, sipas një shpjegimi të zv/kryeministrit Braçe, as kjo nuk do mund ta pengojë të gjithë procesin.

“Në 30 qershor do të ketë një proces të qartë dhe të qetë zgjedhor në çdo cep të Shqipërisë. Atje ku do të pamundësohet, pa më të voglin dyshim do të trajtohet në përputhje me ligjin dhe natyrisht e drejta e qytetarëve kushtetuese për të zgjedhur me votë, as do të shfuqizohet, as do të anulohet, as do të shtyhet, por do të konsumohet siç kushtetuta dhe ligji thotë, pavarësisht angazhimit të çdo ofiqari dhe mandatari për të shkelur rëndë e konsumuar një krim kushtetues që ka të bëjë me shfuqizimin e të drejtë së qytetarëve shqiptarë për të votuar”, u shpreh zëvendëskryeministri Erjon Braçe. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts