Auto Dak
Auto Dak

A do jetë ky viti i ndryshimeve kushtetuese?!

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka paralajmëruar një ditë më parë se do ketë ndërhyrje në Kushtetutë, gjë që sipas tij do ndodhë brenda vitit. Dhe këto ndryshime, siç ka shpjeguar ai, do jenë në funksion të drejtpëdrejtë të reformës në sistemin e drejtësisë. Pika më e debatueshme që lidhet me ndryshimet kushtetuese, është ajo e largimit të Presidentit nga të qënit në krye të KLD-së dhe heqja e kompetencave të kreut të shtetit për të zgjedhur anëtarët e KLD-së.  Në sqarimet e tij të rastit, Naço ka bërë kujdes që të përmend partnerët ndërkombëtarë, si mbështetësit kryesor të reformës në drejtësi, çka do të thotë se dhe për ndryshimet kushtetuese e kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve. Më pas ai ka veçuar dhe “forcën e kartonit” në parlament, të cilën mazhoranca e posedon edhe për të ndërhyrë në Kushtetutë.

Dhe është rasti këtu të kujtohet që ndryshimet kushtetuese të ndodhur në prill 2008, edhe pse u realizuan më një konsensus PD-PS, koha i nxorri ato si mjaft të gabuara. Këto që pritet të ndodhin, do jenë të dytat në historinë e kësaj Kushtetute që zë fill në vjeshtën e `98, suksesi ose dështimi i së cilave nuk do varet nga konsensusi ose jo mes palëve në parlament, por si në rastin e ndryshimeve të 2008, do jetë koha ajo që do i vlerësojë.                                                                                                                                                                                                                                                         Vetë kjo Kushtetutë që kemi sot, ka dalë prej një referendum të bojkotuar nga e djathta, atëherë në opozitë, e cila e quajti si “Kushtetutën e kallashit”, por që në kohë iu nënshtrua asaj, derisa në momente të caktuara politike, e ka konsideruar dhe si të shenjtë. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts