Në kohën që lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev po shpaloste mbrëmë të ashtuquajturat “bomba” të përgjimeve, të cilat po nxjerrin në dritë përfshirjen e zyrtarëve qeveritarë në manipulime me procesin zgjedhor, MPB e ka akuzuar atë për mitmarrje në vlerë prej 200 mijë euro.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punve tëe Brendshme, Ivo Kotevski, deklaroi se Zaev dyshohet per faktin se nga një person tjetër ka kërkuar 2 euro për metër katror, për privatizimin e një parcele ndërtimore në Strumicë, respektivisht për sipërfaqe prej 100 mijë metra katrorë, shumë prej 200 mijë euro.
Mësohet se disa gazetarë të afërt me pushtetin, janë informuar nga njerëz qeveritarë se Zaev mund të arrestohet gjatë ditës, pasi më herët policia ia mori atij pasaportën. /tesheshi.com/