Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Prania e EULEX-it edhe për dy vite, konfirmim se drejtësia kosovare ka dështuar plotësisht

Nga Blendi Gashi

Zgjatja e mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë (EULEX) deri në vitin 2018-të, ka çuar jo pak pluhur duke konfirmuar edhe një herë se sistemi i drejtësisë kosovare është plotësisht i dështuar.

Edhe pse kanë kaluar 16 vjet paslufte gjykatat dhe prokuroritë kosovare janë nën ndikim të politikës dhe në vazhdimësi është dëshmuar se njerëzit e pushtetshëm janë të paprekshëm.

Ky mision edhe pse konsiderohet se ka dështuar të bëj punën e tij, shihet i nevojshëm edhe për një kohë nga njohës të drejtësisë në vend.

rizaRiza Smaka, njohës i çështjeve kushtetuese thotë se vet fakti i vazhdimit të mandatit të EULEX-it tregon se sistemi i drejtësisë nuk është në nivelin e funksioneve të besuara.

Sipas tij, një gjë e tillë është mbështetur edhe në raportin e progresit të Këshillit të Evropës, ku është treguar se mbi 500 mijë lëndë janë të pakryera, ka shumë të humbura, të zhdukura dhe të parashkruara.

“Vazhdimi i mandatit të EULEX-it është pasojë e dobësisë qeveritare dhe institucioneve të drejtësisë. Në sistemin e drejtësisë qeveria e ka gishtin kryesor nëpërmes influencave që të mos hapet procedurë kundërshtie apo të zhagitet deri në parashkrim kundërkthimi dhe fshihen të dhënat e caktuara etj”, ka thënë Smaka për tesheshi.com.

burimiEksperti i sigurisë, Burim Ramadani thotë se paprekshmëria e njerëzve të pushtetshëm, mosvendosja e autoritetit shtetëror në veri dhe Gjykata Speciale e kanë bërë të domosdoshme prezencën e EULEX-it edhe për një kohë, edhe pse ky mision ka ngecje të mëdha.

Sipas Ramadanit, janë tri arsye kryesore pse është bërë i domosdoshëm prania e EULEX-it.

“Së pari, institucionet vendore të drejtësisë dhe sigurisë kanë dështuar si mos më keq në luftimin e krimit të organizuar dhe sidomos ‘peshqve të mëdhenj’. Pra, prokurorët, hetuesit dhe gjykatësit vendorë nuk kanë asnjë pikë guximi të merren me rastet e njerëzve të pushtetshëm për më shumë se një dekadë.

Së dyti, shteti i Kosovës edhe më tutje, edhe 8 vjet pas shpalljes së pavarësisë, nuk ka arritur të vendos autoritetin në komunat veriore të Kosovës. Në këtë aspekt, EULEX-i kthehet në një “mjet në dispozicion” për institucionet e Kosovës. Kjo është fatkeqësi, por në të njëjtën kohë edhe mjet për t’u përdorur.

Së treti, fillimi i punës së gjykatës speciale e ndërlidh në mënyrë të drejtpërdrejtë prezencën e misionit evropian në Kosovë, pavarësisht ndryshimeve të mundshme në strukturën dhe përbërjen e tij”, ka deklaruar Ramadani, për tesheshi.com.

vigan qProfesori i Fakultetit Juridik, Vigan Qorrolli, thotë se vazhdimi i mandatit të EULEX-it edhe për dy vite nënkupton para së gjithash pamaturinë e institucioneve vendëse të drejtësisë.

“Krejt kjo për shkak se vendorët vazhdojnë të funksionojnë sipas një rregulli mizor, që njihet si frikë dhe pasiguri në vendimmarrje. Kjo pamaturi do të thotë që po të mos ishin prokurorët dhe gjyqtarët e huaj, drejtësia në Kosovë do të mbetej e pakuptimtë. Është kështu fatkeqësisht dhe deri sa të jetë kështu – EULEX-i do të jetë i domosdoshëm”, shprehet Qorrolli, për tesheshi.com.

Ndryshe, partitë opozitare në Kosovë vazhdimin e mandatit të EULEX-it e kanë cilësuar heqje dorë nga drejtësia vendore. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com