728 x 90 Leaderboard

7marsi/ Fati i zi i dijedhënësve shqiptarë në trojet tona

Arsimi dhe Shkolla Shqipe, kanë patur një histori dhe fat tragjik, sidomos në ish-Jugosllavi, dje por dhe jo pak sot, kur është fjala për Maqedoninë. Pa droje mund të thuhet se shkolla shqipe, është nga më të përndjekurat në  historinë e vendeve të rajonit.

Nën komunizëm

Historianët flasin për periudha të ndryshme kohore të përndjekjes së  mësuesve shqiptarë në Maqedoni,  dhe kjo si rezultat i veprimtarisë së tyre kombëtare. Vala e parë regjistrohet në vitet e 50-ta, kur mësuesit kundërshtonin regjistrimin e shqiptarëve në turq, që i parapriu dhe shpërnguljes masive në Turqi, për shkak të represionit disaformësh.

Në atë kohë, në qytete të ndryshme të Maqedonisë u arrestuan 65 mësues, disa prej të cilëve nuk u mbijetuan dot troturave, ndërsa rreth 150 të tjerë mbetën  nën vëzhgim permanent të aparatit shtetëror.

Zëvendësdrejtori i Arkivit Shtetëror Qerim Lita, tregon se numri i madh i mësuesve u dëguan atë kohë në burgun famëkeq të “Goli Otok”-ut. “Atje iu  nënshtruan maltretimeve shtazareke, me dënime maksimale në kohëzgjatje. Një numër i konsiderueshëm i mësuesve ndërroi  jetë nëpër  burgjet anembanë vendit, në mesin e të cilëve edhe atdhetari Sadudin Gjura” – rrëfen Lita, në bazë të dokumentacionit të gjetur.

Pas kësaj fushate të egër, thotë ai, situata disi qetësohet, ndërsa tërbimi komunist kundër ‘mësuesit shqiptar’ riaktivizohet në vitin 1968, pas demostratave në Tetovë, ndërsa janë vitet e tetëdhjeta kur kulmoi një tjetër valë përndjekjeje e mësuesve shqiptarë.

Shumë mësues anembanë Maqedonisë,  përjetuan masat e diferencimit, duke marë epitetin ‘irredentist’ dhe ‘seperatist’, vetëm nga fakti se refuzuan të përdorin toponime sllave për vendbanimet shqiptare, ndërsa refuzonin edhe regjistrimin e ditarëve shkollorë në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip. Kjo i parapriu burgosjeve dhe përjashtimeve nga puna, ndërsa nxënësve shqiptarë, më pas u imponoheshin mësues maqedonas.

Pushteti komunist i bënte këto veprime duke iu referuar Ligjit për Arsim të Mesëm, që në fakt ishte hartuar në atë mënyrë për ta diferencuar  elementin shqiptar në mësimdhënie. “Ata të cilët e kundërshtuan këtë ligj, u dënuan për veprime të shkallës për kundërvajtje penale, që merrnin dënime prej 60 ditë gjerë në pesë vite heqje lirie”, thotë Qerim Lita.

Në post-komunizëm

Erërat e ndryshimeve demokratike nuk prekën shkollën shqipe, e cila vazhdoi të perceptohet si rrezik potencial, tani për shtetin e ri maqedonas, i cili gjatë kohës refuzonte legalizimin e Universitetit të Tetovës, ndërsa shdërrimi i Shkollës së Lartë Pedagogjike në fakultet, hasi në protesta të nacionalistëve maqedonas, të cilët e kanë penguar dhe luftuar rregullisht arsimimin e shqiptarëve.

Diskriminimi dhe eksperimentimi me shkollat shqipe, vazhdon edhe sot e kësaj dite. Shqiptarët, jo që nuk kanë vetëm klasa dhe paralele të mjaftueshme për të mësuar në gjuhën amtare, jo vetëm që mësojnë më libra të cilat ofendojnë dhe fyejnë shqiptarët, jo vetëm që nuk mund të drejtojnë shkollat ku ata përbëjnë shumicën, por u ndodh që të mos jenë në gjendje as të emërojnë shkollat me emra dhe ngajrje që lidhen me historinë dhe kulturën shqipe.

Po bëhen rreth katër vjet që Komuna e Çairit nuk arrin dot të zyrtarizojë emrat e katër shkollave, pasi “Ismail Qemali”, “Hasan “Prishtina”, “Jashar Beu” dhe “Imri Elezi”, vazhdojnë të jenë peng i politikave diskriminuese,  që janë instaluar në gjithë sistemin arsimor dhe aparatin shtetëror. Për pasojë, vetëm në Maqedoni ndodh që vendimet legale për pushtetin lokal të kontestohen nga pushteti qendror, dhe kjo ekskluzvisht kur behët fjalë për avancimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve.  /tesheshi.com/ 

Related posts