728 x 90 Leaderboard

70-vjetori i Izraelit në Kosovë, jehonë në mediat e Tel Avivit: nuk është Jerusalemi por Prishtina

Një media izraelite në shqip, Izraeli sot, e ka promovuar me bujë faktin që në Kosovë u festua 70-vjertori i krijimit të shtetit të Izraelit

Me frazën në titull “Nuk është Jerusalemi, por Prishtina…”, aty vihet në dukje duke u raportuar se

“Dhjetëra të rinj mbanin flamurin e Izraelit, ndërkohë që në bluzat e tyre ishte stampuar edhe flamuri i Kosovës. Të dy vendet, edhe pse nuk kanë njohje diplomatike, kanë kontaktet të fuqishme kulturore dhe historike, ndërkoë që ka interesim në rritje të bizneseve izraelite për të investuar në Kosovë”.

Ka qenë pikërisht fakti se Izraeli nuk e njeh Kosovën si shtet, ai që ka irrituar një pjesë të opinionit kosovar mbi këto festime të pazakonta.

Pjesa tjetër irrituese ka qenë pjesëmarrja e fëmijëve në këto festime, ndërkohë që në të njëjtën kohë, në Gaza vriteshin me dhjetra palestinezë pas protestave për pushtimin po aq vjeçar që u ka bërë Izraeli (70, sa është dhe shtet), duke u rrëmbyer pa ndërprerje toka e prona. /tesheshi.com/         

Related posts