Auto Dak
Auto Dak

7 Marsi/ Ja 5 arsyet kryesore pse mësuesit kanë zgjedhur këtë profesion…

Në një anketë të kryer nga unioni ATL (Association of Teachers and Lecturers), pyetjes: “Pse zgjodhët të bëheshit mësues?” iu përgjigjën 858 mësues. Sigurisht, flitet për mësues e pedagogë në Britaninë e Madhe, që jetojnë e punojnë në rrethana e kushte krejt të ndryshme me  ato të vendit tonë.

Në më shumë se 12 arsyet e mundshme të vendosura në anketim duket mungesa e përgjigjeve shqiptarisht të logjikshme si: “Për të marrë edhe unë një rrogë” apo: “Ky ishte vendi që më gjeti miku”, e më keq akoma: “Po s’rrodhi, do pikojë….”.

Megjithatë, sondazhi kishte marrë parasysh edhe supozimet më të përhapura ndër njerëz për arsyen pse mësuesit deshën të bëheshin këta që janë. Një ndër to është, për shembull, se ata bëjnë shumë pushime gjatë vitit! Por, ndryshe nga çfarë parashikohej, vetëm 20% e të pyeturve dhanë këtë përgjigje.

Përgjigje të tjera më pak fisnike për profesionin ishin:

 

  • Përvojë e keqe personale në shkollimin tim (13.4%).
  • Mundësi të kufizuara për punë, pas diplomimit (7.3%).
  • Për të bërë qejf (32.5%).

 

Si përfundim, pesë arsyet kryesore të zgjedhura nga pedagogët e Mbretërisë së Bashkuar ishin:

 

  1. Më pëlqen të punoj me fëmijët dhe të rinjtë (80.5%).
  2. Dua të bëj diçka ndryshe (74.8%).
  3. Larmishmëria – çdo ditë është ndryshe (56.9%).
  4. Jam frymëzuar nga mësuesit e mi në shkollë (37.5%).
  5. Dashuria për lëndën time (36.1%).

 

Vihet re se dy qëllimet mbizotëruese kanë të përbashkët dëshirën e mirë: i pari, dëshirën për të punuar me fëmijët dhe, i dyti, dëshirën për të bërë diçka më mirë. Modeli i suksesit është aty. Për mësuesit mjafton të kenë dëshirën e mirë dhe, pa dyshim, aftësitë e nevojshme. Gëzuar, mësues! /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts