reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

600 milion euro të popullit më të varfër në Evropë, shkojnë në asfalt

 

Sot në një aksion simbolik të organizuar nga  Lëvizja Vetëvendosje! shpalosen një parullë në vendin ku po punohet për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

Aktivisti_i_Levizjes_Vetevendosje_Kreshnik_Ahmeti

Çmimi shumë i lartë i kësaj autostrade, sikurse edhe i autostradës së kaluar, është në shpërputhje me gjendjen ekonomike të popullit të Kosovës.

Aktivisti Kreshnik Ahmeti, në prononcimin e tij gjatë këtij aksioni, ndër të tjera tha se 600 milion eurot e këtij projekti dhe rreth 1 miliardë eurot e harxhuara në projektin e kaluar, Kosova do të kishte mundur t’i investonte në industri e bujqësi, ta shtonte prodhimin dhe eksportin, e ta ulte papunësinë e varësinë nga importi.

“E pastaj, me një ekonomi prodhuese e popull të punësuar, projektet e infrastrukturës rrugore do të bëheshin domosdoshmëri, do të realizoheshin financiarisht më lehtë dhe do të ishin fitimprurëse për të gjithë, e jo vetëm për zyrtarët e konsocriumit Qeveri – Bechtel Enka”, theksoi Ahmeti./tesheshi.com