Auto Dak
Auto Dak

6 vite më parë humbëm një legjendë botërore, por ende shumë hije dyshimi mbi vdekjen e tij

Gjashtë vite më parë, më 25 qershor 2009, bota i tha lamtumirë ikonës më të madhe të popit. Michael Jackson ndërroi jetë në banesën e tij në kodrat e Los Angelesit. Artisti nuk kishte mbushur ende 51 vjeç në momentin që u nda nga jeta. Mbi vdekjen e tij nuk është hedhur ende dritë.

Ai që ka shitur mbi tre miliard disqe, ka barruar jetë si sot 6 vite më parë në vilën e tij në Holmby Hills, i vrarë, sipas asaj që tregon autopsia, nga një mbidozë Propofoli, një lloj qetësuesi që i është sugjeruar dhe dhënë nga mjeku personal, Conrad Murray.

Pas një jete të mbushur me suksese dhe dështime, mani dhe paranoja, Jackson la në mes një sërë turnesh, mes së cilëve edhe atë që duhej të mbante në arenën O2 në Londër.

Vdekja e tij shkaktoi një sërë polemikash në lidhje me varësinë që ylli i popit kishte ndaj ilaçeve, për shkak të problemeve të tij nervore, psikologjike dhe fizike. Mjeku Murray u dënua për vrasje të qëllimshme. Ka qenë ai që e ka lënë të konsumonte një dozë Propofoli, çka i shkaktoi edhe vdekjen.

Jeta e tij, e cila ka qenë përherë në vëmendjen e medias, është mbyllur me një vdekje të mbushur me mister dhe hije dyshimi, të cilat nuk janë zbardhur ende. Telefonatat e para që Murray ka bërë direkt pasi e gjeti të vdekur në dhomën e tij Michaelin, nuk ishin për ndihmën e shpejtë. Tentativat për të qetësuar organizatorët e koncerteve se gjithçka do të zhvillohej në një moment të dytë, transferimi i shpejtë nga klinika UCLA Medical Center dhe shumë të tjera janë hijet që rëndojnë mbi vdekjen e legjendës Jackson. Ende shumë e vështirë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts