reklama juaj ketu

Bora shkakton 57 aksidente në Kosovë, 22 me të lënduar

Policia e Kosovës njofton se për shkak të reshjeve të borës gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej 57 aksidente në trafik, nga të cilat 22 prej tyre kanë kaluar me lëndime.

Referuar kushteve atmosferike, gjendjes së rrugëve si dhe aksidenteve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, policia kërkon nga pjesëmarrësit në trafik një vigjilencë më të shtuar dhe vozitje më të kujdesshme duke ju përshtatur gjendjes së rrugëve dhe shenjave të komunikacionit rrugor.

“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut, të posedojnë pajisjet e nevojshme dimërore, t’ju përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, pasi këto norma ligjore janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thuhet në njoftim./tesheshi.com/