Transferimet të cilat mund të ndryshonin historinë

Gjithçka do ishte ndryshe në qoftë se disa nga yjet që kanë lënë gjurmë në Europë, do zgjidhnin ofertat e para dhe nëse nuk dot ishin refuzuar nga disa klube. Kjo ka ngjarë me futbollistë të njohur si Ibrahimovic, Maradona, Larson, Zidane apo Falcao.

– Zlatan Ibrahimoviç në Arsenal

Deri sa ishte duke luajtur për skuadrën suedeze Malmo, trajneri i topçinjëve, Arsene Wenger e kishte ftuar për tu njohur në Londër. Pas zbarkimit në ishull, trajneri francez kërkoi që Ibrahimoviç të kryente provat tek gunner, ndërkohë futbollisti iu përgjigj: “Ibra nuk kryen prova”.zlatan

– Maradona në Sheffield United

Klubi modest nga Britania e Madhe ishte afër për të nënshkruar me argjentinasin kur ishte në moshën 17 vjeçare, mirëpo paratë u bënë shkak që ky transferim të mos ndodhte. Sikur ta dinin historinë më pas drejtuesit e Sheffield United…maradona

– Henrik Larsson në Osasuna

Në vitin 2004, Larsson i kishte thënë fund aventurës tek Celtic, ndërkohë që dëshironte kalimin në kampionatin spanjoll. Osasuna ishte shumë e interesuar për shërbimet e tij, për më tepër futbollisti pëlqente atmosferën e zjarrtë në Pamplona. Por, në fund ndërhyri Barcelona dhe e rrëmbeu.larson

– Zidane në Blackburn Rovers

Trajneri i Blacburn Rovers kishte kërkuar nga presidenca e klubit të nënshkruanin me një futbollist të ri të quajtur Zidane. Ndërkohë presidenti i klubit ishte përgjigjur: “Për çfarë e do një francez, kur ke në skuadër Tim Sherwood?”. Me të vërtet një njeri vizionar, duke marrë parasysh historinë e një futbollisti që më vonë do të bëhej më i miri i botës.zidane

– Falcao në Aston Villa

Deri sa “tigri” ishte ende futbollist i River Plates, klubi nga ishulli kërkoi të nënshkruante për pesë milionë euro me të, mirëpo në fund kishin nënshkruar me Heskeyn dhe Falcao përfundoi në Porto. /tesheshi.com/fal

auto pjese dak

Related posts