29 maji i vitit 1453 në historinë osmane shënon pushtimin e Konstandinopojës (Stambollit) nga Fatih Sultan Mehmedi, pas një rrethimi 53 ditor të qytetit. Pushtimi i Sultan Mehmed II që çoi në rënien e Perandorisë Bizantine është profetizuar nga i Dërguari Muhammad ﷺ në hadithin e tij të famshëm): “Me të vërtetë ju do të pushtoni Konstandinopojën. Sa lider i mrekullueshëm, dhe sa ushtri e mrekullueshme do të jetë kjo ushtri!”