728 x 90 Leaderboard

5 qytete të Europës që mund t’i shihni brenda një fundjave

Kaq shumë Europë e kaq pak kohë. Europa është një kontinent i mbushur me histori e vende të bukura, por gaboheni nëse mendoni që ju nevojitet qëndrim i gjatë për ta parë dhe shijuar në maksimum. Ka disa qytete shumë të bukura që ju mund t’i shihni edhe ne tre ditë ose edhe më pak.

Bruges, Belgjikë

Nëse ju duket ide e mirë të shpenzoni një fundjavë duke ngrënë çokollata cilësore dhe të pini birrë, Bruges është vendi i duhur për ju. Ky qytet mesjetar që e ka ruajtur të paprekur historinë është i famshëm për të dyja, ndaj ju mund ta kaloni një ditë në sheshin qendror të Bruges duke vizituar dyqanet e çokollatave apo pabet. Më shumë se tre ditë në këtë vend është “e tepërt.”

Amsterdam, Hollandë

Amsterdami është një ndër qytetet më të bukura europiane. Atje mund të kalosh padyshim më shumë e tre ditë, por një fundjavë është e mjaftueshme për të vizituar vendet më pikante. Merrni një biçikletë dhe bashkojuni një turi ku do të shkrepni me siguri disa nga fotot më klasike pranë shtëpiave tipike, kanalit dhe ndonjërit prej 75 muzeve (muzeu i Van Gogh dhe Anna Frank janë një domosdoshmëri). Nuk keni nevojë ta dëgjoni nga ne si duhet kaluar pjesa tjetër e kohës në Amsterdam.

Venecia, Itali

Qyteti që ‘pluskon’ është padyshim një nga vendet që duhet vizituar patjetër në Europë. Përjetoni eksperiencën e plotë duke marrë një gondola me qera. Mos i humbisni restorantet e pastave dhe Peggy Guggenheim Collection.

Nisë, Francë

Parisi do të ketë gjithmonë vend në zemrat tona, por Nisa nuk është më pak e bukur. Së bashku me pamjet bregdetare mahnitëse, Nisa ka një reputacion edhe për muzeumet e artit dhe kopshtet botanike. Silluni rrotull në Vielle Ville (Old Toën) dhe çlodhuni me nje gotë verë në darkë pranë detit. Dëshironi më shumë? Kana dhe Monako janë shumë afër për t’i vizituar ditën e dytë dhe të tretë.

Porto, Portugal

Lisbona e merr të gjithë vëmendjen por Porto është po aq i bukur dhe ka më pak turistë. Qyteti bregdetar është 3 orë në veri të Lisbonës, dhe mbahet me verën vendase dhe ushqimin fantastik të detit. Vetë qyteti është i vogël dhe mbledhur dhe është destinacioni perfekt për një fundjavë çlodhëse./tesheshi.com/

Related posts