728 x 90 Leaderboard

4 vjet nga tragjedia e avionit malajzian në qiellin ukrainas, G7-ta: përgjigju Rusi!

Në prag të 4-vjetorit të një prej tragjedive më të rënda ajrore, rrëzimit të një avioni malajzian mbi Ukrainë, qëlluar me raketë në ajër, G7-ta i ka bërë thirrje Rusisë, të dyshuarës së madhe si autore e tragjedisë, që të bashkëpunojë në një hetim të thellë për rënien e avionit

Gjithçka ndodhi ndërsa poshtë në tokë, në Ukrainën lindore, po zhvilloheheshin luftime të ashpra mes ushtrinë ukrainase dhe rebelëve pro-rusë.

Krerët e diplomacisë së grupit të shtatë vendeve të industrializuara – G7 i kanë bërë thirrje Rusisë që të bashkëpunojë plotësisht në përcaktimin e rrethanave e goditjes së avionit ku mbetën të vdekur të gjithë shpirtërat njerëzorë që ndodheshin në bord, gjithsej 298 persona.

Aeroplani po fluturonte në Amsterdami në Kuala Lumpur.

Në një deklaratë të përbashkët me rastin e përvjetorit të aksidentit që ka ndodhur më 17 korrik 2014, ministrat vlerësuan se konkluzionet e ekipit të përbashkët të hetimit për rolin e Rusisë ishin “bindëse, të rëndësishme dhe thellësisht shqetësuese”.

Hetuesit ndërkombëtarë kanë arritur në përfundimin se raketa Buk, e cila goditi avionin malajzian, u nis nga brigada anti-ajrore e 53-të ruse me bazë në Kursk. Por Rusia i ka hedhur kategorikisht hodhi poshtë përfundimet e këtij komisioni hetimi.

Thirrja e G7 në Rusi vjen nën atmosferën e takimit të presidentëve Trump dhe Putin në kryeqytetin e Finlandës.

Ministrat e G7, e përbërë nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, edhe një herë kanë shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, duke shtuar se ata janë të bashkuar kundër “mosndëshkimit të atyre që kryejnë dhunë dhe prishin rendin botëror të bazuar në rregullat që duhet të zbatohen për të gjithë në të gjitha rrethanat”. /tesheshi.com/

Related posts