Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

4 ushqimet që nuk duhen blerë kurrë në supermarket

Supermarketet i servirin produktet në mënyrën më të mirë të mundshme e duket se pastërtinë dhe kujdesin më të madh mund ta gjejmë aty. Por mesa duket me disa ushqime kemi gabuar pasi jo të gjitha produktet mund të blihen në supermarket!

Perimet e parapërgatitura

Bakteriologët paralajmërojnë se ushqimi më i rrezikshëm në një supermarket është sallata e prerë dhe paketuar. Megjithëse paketa mund të thotë se është “e gatshme për t’u ngrënë”, ajo ende mund të jetë “shtëpia” e baktereve të dëmshme që shkaktojnë sëmundje të zorrëve.

Çaji jeshil me shishe

Një studim i kohëve të fundit ka treguar se çajrat në shishe nuk kanë asgjë të përbashkët me çajin natyral. Çaji jeshil është i famshëm për vetitë e tij antioksiduese dhe vetëm mendoni se duhen 20 shishe çaj jeshil për të na siguruar antioksidantët që na i jep një filxhan çaji bio.

Erëzat

Këto të fundit është t’i blini gjithnjë të hapura apo me gram në dyqane të posaçme dhe jo të përgatitura sepse shpesh në një shishe qelqi ndodhen shtojca të erëzave jo të freskëta duke ju bërë të besoni se po blini një produkt të freskët.

Buka

Buka e supermarketit është pjekur nga mielli i zbardhur kimikisht. Një miell i tillë mund të mbahet më gjatë dhe është i sigurt nga insektet, por nuk është aspak i shëndetshëm./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts