4 mënyra si të largoni erën e hudhrës

Hudhra është një element ushqimor gjerësisht i përdorur në kuzhinë, por që jo kushdo preferon ta përdorë për shkak të aromës së saj. Kjo për shkak se aroma e hudhrës, kërkon rreth një ditë kohë për t’u zhdukur. Më poshtë ju sjellim katër zgjidhje si të shpëtoni nga aroma e hudhrës.

Pini qumësht- Pirja e qumështit pasi keni konsumuar hudhër ndihmon për zhdukjen e aromës. Kjo pasi përmban yndyrë të mjaftueshme, për të eleminuar aromën e rëndë nga goja.

Konsumoni fruta- Frutat arrijnë të eleminojnë nga goja jonë aromën e rëndë të hudhrave. Sidomos molla, dardha, kumbullat, rrushi dhe pjeshkat, e zbehin ndjeshëm aromën e rëndë të tyre.

Përtypni kokrra kafeje- Pas një vakti ku keni konsumuar hudhër, përtypja e kokrrave të kafesë, ndihmon për të eliminuar aromën e rëndë, shkruan noa.al.

Përtypni çamçakëz me kanellë- Përtypja e çamçakëzit me kanellë, shton prodhimin e pështymës dhe kjo gjë ndihmon, në eliminimin e aromës së rëndë të shkaktuar nga hudhra. Kjo pasi çamçakëzi me kanellë përmban një lloj vaji i cili është në gjendje që të eleminojë bakteret që shkaktojnë aromën e rëndë

Related posts