728 x 90 Leaderboard

30 vjet më parë/Kur Millosheviçi paralajmëroi luftrat në Jugosllavi: ja me ç’fjalë nisi drama kosovare

“Ne do të fitojmë…Ne u themi atyre e ne nuk jemi të frikësuar për të hyrë në çdo betejë. Dhe në mënyrë që ky popull të fitojë luftën e lirisë, duhet ta dijë se më të njohurit ndër pushtues janë turqit e gjermanët. Betejë për Kosovën udhëhoqi njerëzit e të gjitha kombësive dhe profesioneve. Nuk ka betejë në botë që njerëzit nuk kanë humbur”. (fjalët e fundit i referohen betejës së famshme të Fushë Kosovës të vitit 1389).

Me këto fjalë, pasditen e të shtunës së 19 nëntorit 1988, kryetari i Kryesisë së Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë (Komitetit Qendror) Sllobodan Millosheviç, do iu drejtohej me mijra serbëve të mbledhur në Usce, në periferi të Beogradit.

Nuk ishte një tubim i zakonshëm, por kulmi i të gjitha atyre ngjarjeve që shoqëruan të ashtuquajturin revolucion anti-burokratik.

Ishte pranvera e vitit 1987, përkatësisht 24 prilli i atij viti, kur në Kosovë, Sllobodan Millosheviçi do deklaronte fjalinë e famshme: “Askush më nuk do ju prekë juve”. Ai ishte politikani i parë serb që hodhi publikisht tezën e një minoriteti serb të pakënaqur në Kosovë.

Gjatë gjithë vitit 1988, nëpër Serbi, kudo, në çdo qytet, u mbajtën tubime nëpërmjet së cilave Millosheviçi afirmonte veten dhe fuqinë e tij politike si një lider serb që duhet të udhëhiqte Jugosllavinë.

Ai nisi të ngjallte e të farkëtonte nacionalizmin serb, që më pas do bënte kërdinë në luftra.

Në fjalimin e tij 20-minutësh në Usce, që ishte “nëna e të gjithë mitingjeve” të më shumë se një viti, Milloshëviçi  njoftoi reformat e nevojshme, duke dënuar fuqimisht nacionalizmin shqiptar në Kosovë, ndërsa nacionalizmi serb as që përmendi.

Ai tha se vetëdija është zgjuar këtë verë (duke iu referuar revolucionit anti-burokratik), “do të bëhet një forcë që do të ndalë terrorin në Kosovë.”

“Këtë vit, u ngrit në këmbë e tërë Serbisë për Kosovën. Kosova është qendra e vërtetë e historisë së saj, kulturës, memories. Çdo komb ka dashurinë e zemrës së vet. Për Serbinë kjo është Kosova dhe Kosova do të mbetet në Serbi”, tha Millosheviçi para turmës.

Kur fliste për serbët në Kosovë, ai i portretizonte ato vetëm si viktima, siç thoshte, të terrorizmit dhe irredentizmit shqiptar.

Mesazhet e tij, të cilat në atë kohë pak u morrën seriozisht, u bënë realitet pak vite më vonë. U nis me Vukovarin në Kroaci, për të vijuar me Bosnjën e Kosovën, luftra e krime që tronditën mbarë botën, e që patën një emër: Sllobodan Milloshëviç.  /tesheshi.com/

Related posts