3 teste për kontrollin e mjaltit të rremë

Mjalti është i shëndetshëm, por nuk mund të ketë efekte të njëjta nëse prodhohet me aditivë dhe substanca. Të gjitha vlerat e shëndetshme do të zhduken.

Ka shumë prodhues në mbarë botën që përdorin metale të rënda dhe antibiotikë të paligjshëm për të krijuar një produkt më të lirë dhe për të fituar. Prandaj, duhet të jeni shumë të kujdesshëm se çfarë blini dhe çfarë hani. Veçanërisht nëse doni të mbani trupin tuaj të shëndetshëm dhe të rrisni shëndetin tuaj të përgjithshëm.

3 teste për kontrollin e mjaltit

Këtu janë metodat më të zakonshme për të dalluar mjaltin e mirë nga ai i keq.

  1. Testi i ujit

Merrni një gotë të vogël dhe mbusheni me ujë. Vendosni një lugë mjaltë brenda gotës. Nëse shpërbëhet menjëherë, kjo do të thotë se mjalti është i rremë. Megjithatë, nëse qendron në fund të gotës, kjo do të thotë se mjalti është i pastër.

  1. Testi i zjarrit

Mbani mend se mjalti i pastër ndizet lehtësisht me një çakmak. Mjalti i rremë jo, për shkak të lagështirës që ka.

Nëse mjalti digjet për një kohë të gjatë, kjo do të thotë se nuk ka aditivë dhe sheqer.

  1. Thumb Test

Për ta bërë këtë test, do të duhet të vendosni pak mjaltë sipër gishtit tuaj të madh dhe shihni nëse do të përhapet ose derdhet. Nëse derdhet, kjo do të thotë se mjalti nuk është i pastër, por nëse qëndron pa ndryshuar formën në krye të gishtit, kjo do të thotë që është i pastër./tesheshi.com/