3 simptoma të cilat i ngatërroni me menopauzën por në të vërtetë janë diçka më problematike

Me rritjen në moshë vërejmë disa simptoma në trupin tonë dhe pjesa më e madhe e grave i ngatërrojnë me menopauzën. Sot ne ju tregojmë 3 prej këtyre simptomave, të cilat në të vërtetë ju paralajmërojnë për diçka më të frikshme.

Menstruacionet tuaja janë të çrregullta

Një shenjë paralajmëruese për perimenopauzën, tranzicioni që çon deri në fund të viteve tuaja pjellore, është se cikli juaj fillon të ndryshojë. Menstruacionet tuaja mund të vijnë më shpesh, më rrallë, të jenë më të rënda, ose më të lehta.

Kujdes: Nëse filloni të keni gjakderdhje të rëndë, më shpesh se çdo 3 javë, ose vini re gjakderdhje pas marrëdhënive seksuale, bisedoni me mjekun tuaj. Ju mund të keni fibroide në mitër apo edhe kancer të qafës së mitrës, kështu që është e rëndësishme të kontrollohet.

Keni afsh dhe djersitje natën

Deri në 80% të femrave në perimenopauzë përjetojnë afshe të nxehta dhe djersitje natën.”Rënia e estrogjenit mund të ndikojë në aftësinë e trupit tuaj për të rregulluar temperaturën”, shpjegon Tara Allmen, MD, autorja e Menopauza Konfidenciale.

Kujdes: Afshet e nxehta dhe djersitja e shtuar mund të jenë shenja të një tiroideje tepër aktive).

Si ta zgjidhim? Pyesni mjekun tuaj për një test vjetor të gjakut për t’u siguruar që tiroidja juaj funksionon normalisht. Dhe nëse papritmas humbni peshë, ju mund të keni nevojë për ilaçe ose kirurgji.

Ju jeni duke humbur flokët tuaj

Në saj të niveleve të ulëta të estrogjenit, shumë femra në menopauzë vërejnë se flokët e tyre fillojnë të bien.

Kujdes: Nëse shihni qindra fije floku që rrethojnë dushin, sigurohuni që t’i tregoni mjekut tuaj. Përsëri, një çështje tiroideje mund të jetë fajtori, dhe në këtë rast gjëndra mund të jetë ose tepër aktive (hyperthyroidism) ose pak aktive (hypothyroidism). Tregues të tjerë të hipotiroidizmit përfshijnë shtimin e peshës, dhimbjet e trupit, lodhjen dhe problemet e kujtesës./tesheshi.com/