Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

ZAKONI/ Rebelim COVID në atdheun e Shvejkut: dëndje me birra e brinjë derri për inat të qeverisë

Baret dhe restorantet u hapën rebelueshëm në Republikën Çeke të shtunën për të protestuar ndaj kufizimeve të qeverisë në lidhje me COVID-19, të cilat i kanë mbajtur të mbyllura që nga tetori.

“Ne kemi qenë të zhgënjyer me qeverinë për një kohë të gjatë dhe ne duam të tregojmë se ajo ka zgjedhur rrugën e gabuar,” i tha France Presse Jiri Janacek, drejtor i fabrikës së birrës Maly Janek në Jince, në jugperëndim të Pragës.

“Kemi duruar majft, mendojmë se ministrat duhet të marrin në konsideratë dorëheqjen,” shtoi bashkëthemeluesi i lëvizjes, e cila organizoi këtë veprim, së cilës iu bashkuan qindra restorante.

Të shtunën, në kohën e drekës, Maly Janek ishte gjysmë e mbushur me mysafirë të rregullt që pinin birrë dhe familjet që shijonin brinjët e derrit, tipikisht skena të përshkruara këto te “Ushtari i mirë Shvjek” për një tjetër situatë lufte.

Objektet e hotelierisë që veprojnë pavarësisht nga ndalimi përballen me një gjobë maksimale prej 765 euro, i tha AFP një zëdhënës i administratës së qytetit të Pragës, Vit Hofman.

Restorantet, baret, kinematë, teatrot, kopshtet zoologjike, sallat sportive dhe shumica e dyqaneve janë mbyllur që nga tetori i vitit 2020 në këtë vend të Bashkimit Evropian me 10.7 milion banorë, ku qeveria relaksoi shkurtimisht kufizimet para Krishtlindjeve.

Republika Çeke, e cila është goditur rëndë nga pandemia që nga kjo verë, deri më tani ka raportuar më shumë se 930,000 infeksione koronavirus, më 15,270 jetëhumbje. Mesatarisht, ka rreth 8,000 të infektuar në ditë.

Lëvizja, themeluar vjeshtën e kaluar, e cila nuk pajtohet me mënyrën se si qeveria po menaxhon krizën shëndetësore, ngriti një instalim në qendër të Pragës në fillim të janarit me një zinxhir gotash birre rreth një kilometër.

Kohët e fundit është kthyer gati në një lëvizje politike, ku baret janë bërë klube ku anëtarët dhe mbështetësit e saj përshkruhen kësilloj: “politikanët tanë të takohen në mensën e parlamentit”, vuri në dukje bashkëthemeluesi i lëvizjes David Biksadsky. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts